Transmetuar më 10-06-2015, 11:13

Një histori e mbushur me dashuri që kthen besimin te humaniteti dhe ndjeshmëria. Gjothçka ka ndodhur në një restorant në Fort Worth, të Texas (SHBA), ku një çift bashkëshortësh, Debbie dhe Shaun Riddle ishin ndalur për të konsumuar drekën.

Ata të dy po bisedonin të hidhëruar, pasi prej pak kohësh kishin humbur vajzën e tyre Gloria, e cila kishte jetuar vetëm dy muaj.

Kamarierja e restorantit, Kayle Lane, e kishte parë çiftin rreth një muaj më parë bashkë me vajzën, po në të njëjtin lokal, teksa i pa vetëm vendosi t’i pyeste për të, ku dhe mësoi se vogëlushja kishte ndërruar jetë.

E tronditur Kayle vendosi që t’iu paguante drekën. “Kur erdhi momenti për të paguar llogarinë, mësuam se Kayla e kishte paguar për ne. Ajo nuk pranoi as bakshish”, shkroi Debbie në profilin e saj në Facebook.

Mësohet se më herët e reja ka bërë veprime të tjera të ngjashme me policë, zjarrfikës etj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd