



Edhe artistët shqiptarë duket se janë të përfshirë në afëra të jashtëligjshme. Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Adrian Gaxha shfaqet në një moment duke u marrë me “pastrimin” e parave.
Në një tryezë, ai tregon një numër të madh kartmonedhash 500 euro të vendosura mbi një tavolinë krah një mikut të tij, duke pohuar se projekti i tij i ri janë paratë e pista.
Mos u trembni! Në fakt e gjithë kjo skenë “krimi” është pjesë e skenarit të këngës dhe videoklipit të tij më të ri, i cili pritet që të shfaqet së afërmi në ekranet televizive, ku pritet ta shohim këngëtarin e njohur, jo më si një djalë të mbarë siç jemi mësuar ta shohim deri tani, por nën petkun e një personazhi paksa negativ./o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





