Transmetuar më 10-06-2015, 09:41

Një i ri shqiptar i cili ndodhej i shtruar në një spital në Newcastle, Angli, u arrestua për shkak të parregullsive me lejen e qëndrimit.

27 vjeçari Lorenc Hoxha, siç raporton BBC duhet të operohej të martën e kaluar, por operacioni u anulua pas ndalimit nga policia.

Avokati i Lorenc Hoxhës tha pas ndalimit se klienti i tij u mor direkt nga spitali për tu çuar në qelitë e policisë, i veshur me pizhama.

Në vijim avokati pretendon se disa diagnostifikime nuk i janë bërë të riut shqiptar, pavarsisht se kishte nevojë për biopsi, me arsyen se nuk kishte leje qëndrimi në Angli.

Lorenc Hoxha, është diagnostikuar me tumor në tru në spitalin “Gateshead’s Queen Elizabeth Hospital”.

Sipas ekipit të mjekëve, ndërhyrja tek i riu është e nevojshme, pasi në të kundërt 27 vjeçari rrezikon.

Prezantuesi i njohur i rrjetit britanik BBC, Si King i njohur me rastin dhe për shkak të disa miqve shqiptarë, ka deklaruar se do të paguajë për operacionin e shqiptarit Lorenc Hoxha.

27 vjeçari ishte emigrant i paligjshëm në Angli dhe për këtë arsye ai ishte raportuar në polici nga stafi i spitalit.

Prezantuesi televiziv, ka deklaruar se do të paguajë operacionin në mënyrë që shqiptari të kurohet.

“Frika ime është se nëse vonohet operacioni Lorenci mund të vdesë. Ai është 27 vjeç, vetëm dy vjet më i madh se djali im. Nuk ka rëndësi nëse është emigrant i paligjshëm. Në një shoqëri të cilivilizuar nuk mud ta lëmë një tjetër qenie njerëzore që të vdesë”, thotë prezantuesi King./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd