Transmetuar më 10-06-2015, 09:21

Sarandë, 10 qershor 2015, NOA.al- Një person u vu në prangat e policisë së Sarandës, pasi ju zbuluan armë dhe municione.

I arrestuari është 24 vjeçari Kliton Abazi me banim në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i bërë në banesën e tij në fshatin Fterrë të Sarandës ju gjetën një armë zjarri pistoletë TT; një armë zjarri tjetër pistoletë shenjëdhenëse me 19-fishekë; 1.5 metër fitil-zjarrpërcjellës; granata dore; 720- fishekë  luftarake të kalibrit 7.62 mm, 402 fishekë luftarakë pistolete tip TT, model 56.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armëve dhe municionit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd