
Në ditët e sotme kur fotografitë selfie janë aq të përhapura në të gjithë botën, duket se askush nuk u reziston atyre pavarësisht nga vendi ku ndodhen.
Megjithatë ka një kohë dhe një vend për çdo gjë, dhe këtë gjë e kuptuan fare mirë dy burra.
Ndërsa ishin me pushime në Cremona të Italisë, në mënyrë idioteske ata vendosën të ngjiten në një statujë për të bërë një fotografi bashkë me të.
Ajo që ata as që e e mendonin ishte që pikërisht një pjesë e statujës të rrëzohej për shkak të peshës së tyre. Dhe nuk bëhej fjalë thjesht për një statujë të vjetër, por për dy Herkulë të ndërtuar në fillim të shekullit të 18-të, dhe një nga atraksionet kryesore turistike të qytetit italian.
Prej veprimit të dy turistëve disa copa të statujës përfunduan në trotuar, ndërsa ekspertët po punojnë për të parë nëse monumenti mund të riparohet.
Policia lokale thotë se i ka identifikuar dy personat, të cilat do të përballen me pasojat e veprimit të tyre./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





