
Tepelenë, 10 qershor 2015, NOA.al- Një sherr i nisur mes dy personave në Tepelenë, ka përfunduar me përdorimin e armës dhe plagosjen e njërit prej tyre me plumb në kokë.
Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i 72 vjeçarit Hetem Hitaj me banim në Tepelenë.
Ai akuzohet se të hënën në vendin e quajtur “Gropat e Hasadede”, në fshatin Salari, Tepelenë, për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 40 vjeçarin S.K, 40 vjeç, banues po në Salari, të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë.
Mësohet se plumbi e ka prekur shkarazi në kokë të dëmtuarin, i cili pasi mori ndihmën e parë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në ngarkim të Hitaj materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





