
Tiranë, 10 qershor 2015, NOA.al- Një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare u ekstradua nga Italia.
Interpol Tirana bëri ekstradimin nga Roma të 49 vjeçarit Artur Beqo, me banim në Fier.
Në ngarkim të tij Gjykatra e Fierit në vitin 2013 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit” .
49 vjeçari akuzohet se në muajin nëntor 2008, i ka marrë borxh shumën 100 000 dollarë duke e mashtruar dhe nuk ia ka kthyer më borrxhin shtetasit L.R.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





