
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka dhënë dorëheqje, një veprim procedural ky pas zgjedhjeve parlamentare të së dielës.
Megjithatë, ai do të mbetet në post derisa të formohet qeveria e re.
Dorëheqja është bërë publike përmes një kumtese zyrtare të lëshuar nga zyra e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Davutoglut ka humbur shumicën në zgjedhjet e 7 qershorit.
Tani, ajo detyrohet të kërkojë partner për formimin e koalicionit qeveritar ose të bëjë përpjekje që të udhëheqë Turqinë përmes një qeverie të pakicës.
Erdogan pritet që të kërkojë zyrtarisht nga Davutoglu formimin e qeverisë së re pasi të shpallen rezultatet përfundimtare, ndoshta javën e ardhshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





