




Këngëtarja bukuroshe është zgjuar këtë mëngjes e mbuluar me lule. Sigurisht, ka pasur një arsye të fortë: ka qenë ditëlindja e saj. Beatrix Ramosaj ka mbushur plot 21 vjeç, ndaj edhe ka marrë plot dhurata për të nisur një ditë ndryshe.
Por, dhurata më e bukur ka qenë pikërisht një buqetë me lule të freskëta, të cilat i janë dhuruar sapo ka vënë këmbën në lokalin ku edhe shijon kafen e mëngjesit.
Ajo ka ngelur e shtangur teksa është përballur me një buqetë lulesh të freskëta, por nuk dihet se cili ka qenë personi që i ka bërë këtë surprizë.
Pas shumë urimesh që i janë drejtuar në rrjetin e saj social, më i vonuar ka qenë ai i tezes së saj, Albërie Hadërgjonaj.
“Urime o shpirti im. Më fal për vonesën por kam ardhur në CA pas 6 orë fluturim dhe tani sa u zgjova. Të uroj ditëlindjen Trix”, – shkruan Hadërgjonaj. /o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





