Transmetuar më 09-06-2015, 22:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për të çregjistruar kandidatin e saj në Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti.

Pro kërkesës votuan të 7 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkoi çregjistrimin e Muhametit, në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Ky vendim u përshëndet menjëherë nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pranoi dorëheqjen e Altin Bibës dhe vendosi që emri i tij të mbetet në listën e votimit.

Partia Demokratike vendos të bojkotojë zgjedhjet në Kurbin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd