
Dy nga tre vëllezërit Kora të dyshuar si autorë të masakrës së 5 qershorit në Thumanë, ku u vranë Fran e Arben Çeku, babë e bir dhe nipi i tyre Eno Rama, janë vënë sot në prangat e policisë.
Burime zyrtare nga policia lokale thanë se 30-vjeçari Besnik Kora është dorëzuar vetë në policinë e Lezhës, ndërsa i vëllai Danieli, 28 vjeç është kapur në Rrëshen nga shërbimet e policisë.
Sakaq, po vazhdon puna e policisë për kapjen e vëllait të vogël, Pëllumb Kora, 26 vjeç. Po për ngjarjen e Thumanës, policia ka arrestuar më herët, Shpëtim Nikolla si dhe Preng, Paris e Ardian Gjonaj, që dyshohet se kanë ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja natën e krimit.
Një ditë më parë është kapur në Laç, Gurali Kora, që ka marrë përsipër autorësinë e krimit.
Por grupi hetimor hedh dyshime për versionin e tij, pasi në ngjarje janë përdorur dy armë zjarri, një pistoletë dhe një automatik.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 qershor dhe shkak besohet se ka qenë një sherr i çastit mes palëve.
Nuk dihet nëse në arrestimet e fundit ka ndikuar shpërblimi 10 kijë euro që shpalli policia.
Krimi në Thumanë, arrestohet Gurali Kora: Qëllova unë, jo djemtë
Vrasja e trefishtë, nëna e të dyshuarve: S’besoj se krimin e bënë djemtë e mi
Dëshmia e të mbijetuarës: Tmerri në masakrën e trefishtë të Krujës
Ngjarjet në Thumanë, policia jep shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në kapjen e autorëve
Vriten 3 anëtarë të një familjeje në Krujë. U thirrën para ekzekutimit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





