
Ëndrra e presidentit Rexhep Taip Erdogan për ta kthyer Turqinë në Republikë Presidenciale, tashmë është shuar.
Pas 13 vitesh dominimi, Partia AKP e Erdogan ka humbur shumicën e saj në Parlament. Proçesi i numërimit të votave është drejt fundit.
Me 90.90 për qind të kutive të votimit të numëruara, partia e Erdoganit ka arritur të marrë 40.8 për qind të votave, duke siguruar 258 deputetë në parlamentin prej 550 vendesh.
Prej 2002, Partia AKP e Erdoganit, ka patur 276 vende.
Ajo nuk do të mund të arrijë kështu 330 vendet e kërkuara për të ndryshuar kushtetutën dhe ta shndërronte zotin Erdogan në “Superpresidentin” me fuqi të plota.
Ndërkaq për herë të parë në historinë e Turqisë, Partia Kurde do të mund të zërë vend në ulëset e Parlamentit me 78 deputetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





