
Kryetari i Parlamentit, njëkohësisht drejtuesi i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp sot, foli edhe mbi masat e prokurorisë ndaj biznesmenit italian, pronar i Agon Channel Shqipëria dhe Agon Italia.
Duke iu referuar hetimeve për sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti, Z.Meta tha se kjo është punë e drejtësisë dhe se “ne nuk duhet të ndërhyjmë në pavarësinë e këtyre institucioneve”.
“Asnjë herë nuk kemi kontestuar veprime të Prokurorisë, në asnjë rast sepse është detyra jonë të përkrahim funksionimin e institucioneve të pavarura në mënyrë të tillë dhe në mënyrë ligjore dhe natyrisht që kjo është një pyetje për zëdhënësin e Prokurorisë”, u shpreh Meta. /a.b/noa.al/
Zbardhet skema e mashtrimit dhe pastrimit të parave nga Beccheti
Pastrim parash, urdhër arresti për pronarin e ‘Agon Channel”, Francesco Becchetti
Sekuestrohen kompanitë e Becchetit, pronarit të “Agon Channel”
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kompanitë dhe ka ngrië llogaritë bankare të investitorit të njohur italian në Shqipëri, Francesco Beccheti, pronar i televizionit "Agon Channel".
Dyshohet se ai dhe disa bashkëpunëtorë janë përfshirë në një skemë gjigande të pastrimit të parave.
Policia ka arrestuar një nga administratoret e kompanisë së tij me shtetësi shqiptare, ndërsa gjykata ka lëshuar urdhër-arreste për Francesco Becchetin, nënën e tij dhe një shtetas italian.
Beccheti figuron pronar apo bashkëpronar në “AgonSet”, “Energji”, “Cable System”, “400KV” dhe “Fuqi”.
Sipas prokurorisë nëpërmjet manovrave financiare, të shtrira në harkun kohor 2007-2013, dhe të zbuluara tashmë këta shtetas kanë përfituar në mënyrë të paligjshme miliona euro.
Gjithnjë sipas prokurorisë personat e sipërpërmendur, kanë qenë të përfshirë në një marrëdhënie financiare konçensionar-kontraktor për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit në Shqipëri.
Projekti i nisur 16 vjet më parë, ka shkelur tre herë afatet ligjore të përfundimit dhe askush nuk e di fundin.
Ndërkaq kompania “Energji” rezulton se duhet t’i paguante shtetit një shumë prej rreth 770 milionë lekë të reja detyrime tatimore, të cilat nuk janë paguar.
Lajmi ka depërtuar menjëherë në media dhe rrjetet sociale, ndërsa kanë filluar komentet, shumë prej të cilave me përmbajtje politike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





