Transmetuar më 09-06-2015, 15:50

Viti 2015 do të zgjasë më shumë se vitet e tjera. Kjo pasi më 30 qershor do të jetë një minutë më e gjatë, me 61 sekonda, ose thënë ndryshe 1 sekond më shumë nga minutat normale.

Arsyeja? Shkencërisht quhet “sekondë e brishtë” dhe është një përshtatje e kohës së koordinuar universale me orën natyrale. Kjo e fundit është rregulluar nga rrotullimi i tokës, që çdo ditë ngadalësohet nga dy milisekonda.

Për këtë arsye ekspertët e “Internation Earth Rotation and Reference System”, që merren me sinkronizimin e kohës njerëzore dhe natyrale, kryejnë periodikisht përditësimin e orareve të zgjatura të kohës dhe të sekondave.

Që nga viti 1975 e deri më sot, ky përditësim ka ndodhur 25 herë në mes të vitit ose në fund të tij, dhe më konkretisht ose në 30 qershor ose në 31 dhjetor. Hera e fundit që është bërë diçka e tillë ka qenë në 30 qershor të vitit 2012, dhe atëherë u verifikuan probleme të ndryshme me sistemin operativ, përfshi atë mobile, duke u bllokuar përkohëshisht edhe rrjetet sociale si Foursquare, LinkedIn dhe Reddit. Edhe këtë vit ndryshimi do të ndodhë në orën 23:59:60, ndërsa nuk dihen pasojat në pajisjet tona elektronike./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd