Transmetuar më 09-06-2015, 14:27

Miley Cyrus vijon sërish të provokojë. Ajo ka pozuar për kopertinën e revistës amerikane “Paper” tërësisht e zhveshur, e përqafuar me një derrkuc.
Pak kohë më parë e zhveshur për të njëjtën revistë pozoi edhe Kim Kardashian, e cila nxorri në pah hiret e saj të bëshme.
Këngëtarja 22 vjeçare shihet e lyer me baltë, për t’u afruar sa më pranë derrkucit të bardhë duke u bërë "një trup" me të.
Kopertina e revistës ka një titull interesant krahas imazhit, ku shkruhet “Miley Cyrus, përdore zërin”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





