Transmetuar më 09-06-2015, 11:27























Pasi këndoi në Royal Albert Hall, Lady Gaga befasoi me veshjen e saj. E veshur me një stil tipik të sajin, këngëtarja u fotografua rrugëve të Londrës, Angli, e veshur vetëm me një palë mbathje, ndërsa sipër kishte hedhur një rrjetë të zezë.
29 vjeçarja për shkak të ekspozimit të bollshëm të gjinjve të saj, të cilët i kishte mbuluar fare pak u shfaq tejet e guximshme, ndërsa fansat e prisnin për të marrë autografe.
Ajo kishte vendosur edhe një kapele të çuditshme me pupla, poshtë së cilës mbulonte flokët e verdhë, ndërsa për të rritur siluetën, mbante veshur sandal me taka super të larta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





