Transmetuar më 09-06-2015, 09:59

Durrës, 9 qershor 2015, NOA.al- Dy të rinj u vunë në prangat e policisë së Durrësit të kapur me lëndë narkotike.

Të arrestuarit janë Mariglen Pukameta, 22 vjeç, banues në Kavajë dhe Emiljan Jorgo, 22 vjeç, banues në Durrës.

Siç raporton Noa.al, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu dy të rinjve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90 doza me rreth 70 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga hetimet e efektivëve të policisë dyshohet se ata merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike, pasi mbaheshin nën vëzhgim prej kohësh./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd