Transmetuar më 09-06-2015, 09:40

Gjithmonë e më shumë produktet e kuzhinës mund të përdoren fare mirë për të krijuar trajtime bukurie, që nga kripa, vaji i ullirit, mjalti, kosi por edhe soda.

Edhe uthulla balsamike, e njohur ndryshe si açeto, mund të përdoret fare mirë për bukurinë.

Është mjaft e këshillueshme që të përdoret për flokët në shpëlarjen e fundit, ku në një litër ujë mund të hidhni një lugë uthull, e cila i bën flokët me më shumë shkëlqim dhe volum. Uthulla këshillohet edhe për ata që kanë flokë me yndyrë. Duke e masazhuar uthullën, një lugë uthull e hedhur në një gotë ujë në rrënjën e flokëve, dhe më tej shpëlajeni flokun me ujë të vakët.

Nëse laheni në vaskën e banjës, duke hedhur pak uthull në ujë, efekti i saj do jetë tejet tonifikues për trupin.

Gjithashtu pak pambuk lyejeni me uthull dhe përdoreni në fytyrë, garanton pastrimin e qelizave të vdekura dhe e bën lëkurën më të lëmuar, sidomos nëse kombinohet me vaj ulliri.

Uthulla balsamike, ka efekt masazhues edhe në kofshë dhe këmbë, pasi duke i lyer me të, shmanget fryrja e gjymtyrëve të poshtëm dhe ato duken më të tonifikuar./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd