Transmetuar më 09-06-2015, 09:23

Korçë, 9 qershor 2015, NOA.al- Shkolla e mesme e fshatit Rrëmbec në Korçë është vjedhur nga persona të paidentifikuar.

Gjatë natës së lënë pas, autorë të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje shkollën e mesme “Dhimitraq Gjata” ku është marrë një njësi kompjuterike dhe një laptop.

Kanë qenë mësuesit ata që kanë pikasur vjedhjen duke bërë dhe denoncimin në polici.

Pas sinjalizimit për këtë ngjarje nga ana e uniformave blu, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd