
“Çfarë doni? T’iu dërgojë policinë për një mace?” Është kjo përgjigja që dha operatori i policisë pasi u telefonua në numrin e urgjencës 911 në Stamford, të Connecticut (SHBA), kur rreth orës 01.30 të natës një burrë, kërkonte ndihmë pasi kishte problem në shtëpi.
Asnjë zjarr apo grabitje, problemi ishte macja e tij me peshë 7 kilogramë, e cila kishte lindur prej pak orësh dhe që nuk e lejonte atë dhe të shoqen të futeshin në banesë.
“Është bërë shumë agresive, kafshon, gërvisht. Jemi jashtë shtëpisë prej orësh dhe nuk na lejon të futemi brenda”, tha burri në polici.
Pas insistimit të burrit më në fund operatori dërgoi një patrullë për të kapur macen, të cilën për një natë e larguan nga banesa deri sa u qetësua./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





