Transmetuar më 08-06-2015, 21:31

Facebook Lite është aplikacioni më i ri i cili ndihmon përdoruesit Android, të cilët përdorin telefona mobil në vende ku interneti Wireless dhe ai në mobil janë në mungesë.

Ky është një aplikacion, i cili është më pak se 1 megabajt në madhësi dhe i cili i posedon shumicën e tipareve të rrjetit social, sikurse statuset, të rejat e fundit, fotot, njoftimet dhe jo vetëm kaq, kanë thënë zyrtarët e Facebook.

Facebook Lite ka filluar të funksionojë në Azi dhe ndër të tjera u tha se në javët e ardhshme i njëjti shërbim do të jetë në dispozicion edhe në disa pjesë të Evropës, Afrikës dhe Amerikës Latine. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd