Transmetuar më 08-06-2015, 21:13

I sapo kthyer prej disa ditësh në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi nuk mund të rrijë pa marrë vëmendjen e të gjithëve, ndaj edhe ka vendosur që t’i gëzohet kthimit, duke i bërë vetes një dhuratë.

I apasionuar sidomos pas motorëve, ai ka vendosur që të shpenzojë një shumë të majme parash për të blerë këtë motor, që duket se do t’i japë vërtet shumë zhurmë, por edhe shpejtësi ditëve të këngëtarit.

“Ju prezantoj me plaçken time për këtë verë”-pohon këngëtari, duke prezantuar në krah të tij një supermotor, i cili duket se ka qenë edhe një dëshirë e flaktë e tij, të cilën më në fund ka arritur ta realizojë.

Tani, Stresin do ta shohim në rrugën e kryeqytetit mbi motor, por urojmë që të mos e teprojë me shpejtësinë, ndryshe, policia do t’i tërheqë sërish veshin. /o.k/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd