


Rrjeti social fetar, homolog me Facebook në Brazil quhet FaceGloria dhe është paraqitur si ‘rrjeti social më i përsosur për të ndarë dashurinë dhe diturinë kristiane’.
Ky rrjet social është krijuar ne rastin e marshimit për Jezusin në San Paolo të Brazilit dhe për të lidhur besimtarët evangjelikë në të gjithë anët e globit.
Sapo është lançuar online, rrjeti social ka pasur mbi 50 mijë persona që janë regjistruar dhe kanë hapur llogaritë e tyre.
Në këtë platformë është e ndaluar të shpërndahen fotografi abuzive që kanë lidhje me drogën, alkoolin, pornografinë dhe homoseksualiteti, pasi sajti iu drejtohet ‘familjeve dhe të rinjve me mendjen në vend”. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





