Transmetuar më 08-06-2015, 18:43

Tiranë, 8 qershor 2015, NOA.al – një i ri maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ekstraduar nga Tiranë në Maqedoni gjatë ditës së sotme.

Burime nga policia bëjnë me dije se sot, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë drejt Maqedonisë 31-vjeçari Bojan Petreski, banues në Ohër të Maqedonisë.

Autoritetet Maqedonase, më datën 27 gusht 2014 e kanë shpallur atë në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Ohrit, ka lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale të “vrasjes”.

Petreski, në bashkëpunim me R.S, dyshohet se më datë 21 gusht 2014, rreth orës 23:15, në restorant “Imperator” i cili ndodhet në qytetin e Ohrit, Maqedoni, ka vrarë me armë zjarri dy persona.

Si rezultat i bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, u bë i mundur arrestimi i tij në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd