Transmetuar më 08-06-2015, 17:04

Kur duhen edhe pak ditë që të përfundojë edicioni i tetë i reality show Big Brother Albania 8, banorët kanë dëshirat e fundit në prag të finales së madhe.

Dëshira të ndryshme, nga më të voglat deri tek ajo më e madhja, e rrëmbimit të 100 milionë lekëve të vjetra.

E kur flasim për dëshira të vogla, për ne jashtë shtëpisë mund të duken të tilla sepse për banorët finalistë që kanë kalitur durimin mbi tre muaj brenda katër mureve, janë gjëra të mëdha.

Kështu, Eleonora është melankolike dhe kalon disa momente duke u përlotur. Ajo mendon se banorët e kanë përdorur dhe nuk është e vërtetë që ajo i ka përdorur për të arritur deri këtu. Eleonora ka shumë nevojë për cigare këtë mëngjes dhe është në pritje të tyre.

Fabiani ka dëshirë të jetë fituesi. Është humbje e madhe për të po nuk fitoi Big Brother-in dhe ai ndonëse me shaka thotë se do të vrasë veten po nuk fitoi. Fabiani gjithashtu ka dëshirë të konsultohet me një psikologe.

Alba dhe Xhensila kanë dëshirë edhe ato për cigare.

Alba e Xhensila thonë se çdo gjë që do të bëjnë sot, do e bëjnë si finalistë. Do të hanë drekë finalistësh, do të pinë cigare finalistësh…. etj. Fundja këto janë dëshirat e tyre.

Finalistët komentojnë ecurinë në Big Brother

Finalistët e Big Brother 8 kanë vendosur që këtë javë ta kalojnë të qetë dhe ta shijojnë çdo ditë si të fundit. Fabiani, Alba dhe Eleonora po flasin për lojën e gjithsecilit. Alba ankohet për sjelljen e banorëve kundrejt saj. “Unë e kam pas ferr, unë i thash Fatjonit hajde më …” thotë Alba. “Ti e ke bërë vetë ferr lojën tënde. Se futesh vend e pa vend…” i kthehet Eleonora.

Fabiani shpreh pendesë për arrogancën e ditëve të para në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. “Unë ndoqa Fatjonin por isha dhe unë ai që i organizoja gjërat dhe sjelljet në fillim” justifikohet dhe kërkon ndjesë Fabiani. Eleonora dhe Alba i shprehin se nuk ka qenë person i dëshirueshëm për to ditët e para.

Më tej ata flasin për treshen e fundit që shohin. Fabiani mendon Eleonorën ose Alba, Veselin dhe veten. Eleonora shpreh: “unë i thashë Veselit që nëse nuk e fitoj unë dua që ta fitosh ti” por në treshen e fundit ajo sheh Xhensilën, Alba, Vesel.

Ndryshe nga të tjerët Alba jep emrin e fituesit. “Unë mendoj që Xhensila ka shuam shanse për ta fituar. Unë kam pas menduar që e fiton Eleonora por e kam menduar më qetë dhe ajo ka ruajtur një figurë të qetë dhe ta pa cenuar nga banorët e tjerë” përfundon Alba.

Fushatë elektorale në Big Brother

Vëllai i Madh ka orë që ka fikur dritat. Finalistët bëhen gati për të fjetur. Veseli flet si myzeqar dhe kjo sjell shumë të qeshura. Alba e shoqëron. Banorët bëjnë thirrje që të votohen. Fabiani u kujton shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe saktësisht shqiptarëve të Sicilisë dhe qytetarët e Vlorës që ta votojnë.

Alba kërkon votat e Prizrenit duke qenë se Mitrovica është absolute saja. Veseli e dëgjon këtë thirrje dhe buzëqesh si për të thënë që në Prizren është fitues absolut . Eleonora është banorja që nuk ka më kërkesa. Pritshmëria saj për të qenë fituese e këtij edicioni të tetë të Big Brother nuk është më si në fillim. Ajo e ka një fitues dhe për të është i padiskutueshëm Veseli dhe pas tij Alba.

Ata vazhdojnë të përmendin vendlindjet e banorëve dhe ish-banorëve duke u kërkuar vota. Në shtëpi krijohet një situatë shumë gazmore. Pas shumë të qeshurash ata i urojnë gjumë të ëmbël njëri-tjetrit, ish-banorëve dhe familjarëve, sigurisht që nuk mund të lënë pa shprehur mirënjohje për publikun mbarë shqiptarisë që i ndjekin 24 orë në 24.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd