
Tiranë, 8 qershor 2015, NOA.al- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzon penalisht tre gjyqtarë, dy në Sarandë dhe një në Vlorë si dhe ish-doganieren e Sarandës, për fshehje pasurie.
ILDKPKI bazuar në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, pasi konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit, ka depozituar kallëzime për katër zyrtarët e lartë.
Të kallëzuarit janë Petrit Aliaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë; Enkeleda Doda (Kashuri), me funksion gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor Sarandë dhe Rasim Doda, me funksion gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë, aktualisht i arrestuar për korrupsion.
Krahas tyre u kallëzua edhe Elsa Gjini, për funksionin ish- kryetare e Degës Doganore Sarandë./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





