Transmetuar më 08-06-2015, 15:01

Tiranë, NOA.al- Moti i paqëndrueshëm do të dominojë në të gjithë territorin shqiptar. Dita do të nisë me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Por orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira si fillim në zonat jugore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të përkohshme në zonat jugore dhe juglindore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hereshme zonat veriore dhe qendore të Shqipërisë, gjatë natës pritet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 1- 2 gradë rënie si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim jugperëndimor duke sjellë dallgëzim 2- 3 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Europa

Europa veriore dhe verilindore do të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Në këto zona problematike do të jenë edhe stuhitë e forta të erës.  Po ashtu me vranësira dhe shira të dendur do të jenë vendet e Balltikut sidomos gjatë pjesës së dytë të ditës. Ishujt britanike si edhe zona e Alpeve do të vijojnë të mbeten me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës por në këto zonat nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Për sa i përket gadishullit iberik. Europa qendore si edhe Europës juglindore sërish masat ajrore të qëndrueshme kontinentale do të kushtëzojnë mot të kthjellët./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd