Transmetuar më 08-06-2015, 13:26

Një modele e veçantë, me një karakteristikë ndryshe nga të tjerat. Kina “çmendet” pas Dong Lei, një modele 20 vjeçare e cila është bërë tejet e famshme pikërisht në sajë të këmbëve të saj të gjata.

Gjymtyrët e poshtme të saj kanë një gjatësi prej 114 centimetër dhe janë kthyer në sekretin e suksesit të saj.

Dong ka studiuar për mësuesi duke shpresuar se do bëhej e tillë, por që të gjithë i sugjeronin që të përfshihej në botën e modës. Kështu ajo mori pjesë në një konkurs bukurie në Pekin, prej ku ju hapën rrugët drejt programit televiziv amerikan “Supermodel”.

Asaj i është vënë pseudonimi “tui tui” ose thënë shqip “këmbë gjata”. Dong thotë se ndihet e befasuar nga suksesi i arritur, “Më pëlqen shumë jeta ime dhe puna ime. Udhëtoj nëpër botë dhe më duket sikur jam vazhdimisht me pushime. Do punoj shumë për të pasur sukses në të ardhmen për të arritur më të mirën”.

Megjithatë këmbët e saj nuk janë këmbët më të gjata në botë. Ky rekord i takon lojtares së basketbollit ruse, Svetlana Pankratova, e cila ka hyrë në Guinness World Records prej këmbëve me një gjatësi prej 130 cm./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd