
Vlorë, 8 qershor 2015, NOA.al- Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e një inspektori tatimesh në Vlorë. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në banesën e inspektorit Erjon Lamçe.
Më konkretisht mësohet se mbrëmjen e djeshme në sheshin e pushimit të një pallati të ri 6-katësh në katin e 5-të, në lagjen “Isa Boletini”, është vendosur një sasi lënde shpërthyese tek kaseta e sahatëve të ujit, e cila mendohet të jetë lëndë artizanale.
Si pasojë e shpërthimit janë shënuar dëme materiale të kasetës së ujit dhe thyerje të xhamave të fasadës.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi, ndërsa pista kryesore është përqendruar në konflikte për shkak të detyrës së Lamçes. Ndërkohë policia po kryet veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





