
Tiranë, 8 qershor 2015, NOA.al- Shkatërrohet një grup kriminal në kryeqytet, të cilët dyshohen për vjedhje të përsëritura në bashkëpunim me njeri tjetrin.
Mbrëmjen e lënë pas u bë arrestimi në flagrancë i 20 vjeçarit Leon Deda, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Edmond Ndreca, 20 vjeç dhe David Prela, 19 vjeç.
Nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim e 19 vjeçarit Xh.M., banues në Tiranë dhe i 18 vjeçarit A.M., banues në Tiranë.
Siç raporton Noa.al, të rinjtë e ndaluar dhe të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases F.C., 39 vjeç, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera rezulton se ata janë autorë të shtatë vjedhjeve të tjera të dokumentuara.
Ndalimi i tyre u krye pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme kryenin vjedhje të vazhdueshme.
Mësohet se efektivët e komisariatit nr.5 Tiranë, prej disa kohësh ishin nën mbikqyrje të të rinjve, të cilët kryenin vjedhje në bashkëpunim me njeri-tjetrin deri në momentin e dokumentimit të plotë të aktivitetit të tyre kriminal./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





