Transmetuar më 08-06-2015, 09:41

Korçë, 8 qershor 2015, NOA.al- Një shtetas grek po hetohet nga policia e Devollit, i akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj një gruaje shqiptare.

Georgios Karakatsianis, 63 vjeç, banues në Kostur Greqi u vu në pranga ndërsa në gjendje të lirë po hetohet 34 vjeçarja N.H., banuese në Vidohovë të Devollit.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se 34 vjeçarja po ndiqet penalisht pas kallëzimit të bërë nga Georgios Karakatsianis, i cili ka deklaruar, se gruaja i ka vjedhur atij duke i marrë nga dora, një sasi parash prej 100 euro.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e N.H., nuk u gjetën prova, por gjatë deklarimit të dëshmitarve si dhe provave të mbledhura në vendngjarje, ka rezultuar se Karakatsianis, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 34 vjeçaren.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë dhe “Vjedhja”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd