
Shkodër, 8 qershor 2015, NOA.al- Një vajzë e re është abuzuar seksualisht në Shkodër. F.L., 17 vjeçe me banim në qytetin verior, ka denoncuar në polici abuzimin seksual të pësuar nga një 25 vjeçar.
Siç raporton Noa.al, si përgjegjës për ngjarjen u bë arrestimi i Vasil Prronit. Ai u kap gjatë ditës së djeshme, pasi mësohet se të shtunën, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me F.L.
Dyshohet se i riu kishte pëlqim ndaj së resë prej kohësh dhe se e ngacmonte atë, ndaj për ta bërë të “tijën”, ka përdorur dhunën duke e futur në makinën e tij, ku dhe e ka përdhunuar.
Pas ngjarjes, e reja është drejtuar në polici për të kallëzuar gjithë sa kishte ndodhur dhe duke çuar në prangosjen e abuzuesit.
Vasil Prroni akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





