


Krujë, 8 qershor 2015, NOA.al- I dyshuar si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur në Thumanë të Krujës mbrëmjen e së premtes së kaluar, Gurali Kora ëshhtë vënë në pranga.
56 vjeçari u arrestua mëngjesin e sotëm në Laç, pas informacioneve të marra nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariatin e policisë së Fushë Krujës. Ndërkohë në kërkim vijojnë të jenë tre djemtë e tij.
Gurali Kora dyshohet se ka dijeni mbi vendndodhjen e djemve të tij. Ai ka thënë në polici se "Qëllova unë me armë, edhe me automatik edhe me pistolet. Djemtë nuk ishin aty".
Megjithatë nga ana e hetuesve dyshohet se 56 vjeçari po tenton të mbulojë djemtë e tij, megjithëse ai ka deklaruar se nuk e di se ku ndodhen ata.
Për kapjen e tyre Policia e Durrësit ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e autorëve, që vranë mesnatën e 5 qershorit tre anëtarë të një familjeje në Thumanë të Krujës.
Ditën e sotme policia publikoi edhe fotografitë e tre personave të shpallur në kërkim, të cilët i shihni më sipër.
Autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur, me precedentë penalë të mëparshëm, janë Pëllumb Kora 26 vjeç, ish-i dënuar për grabitje me dhunë, vëllezërit e tij, Danjel Kora, 28 vjeç, Besnik Kora, 30 vjeç dhe babai i tyre tashmë i arrestuar, Gurali Kora, 56 vjeç.
Katër anëtarët e familjes Kora dyshohet se kanë ekzekutuar 79- vjeçarin Fran Ceku, të birin e tij Arben Ceku, 44 vjeç, si dhe nipin e familjes së tyre, Eno Rama, 20 vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur gruaja e Franit, Luçie Ceku, 66 vjeçe.
Ata dyshohet se lëvizin të armatosur, dhe konsiderohen të rrezikshëm. Pëllumb Kora, cilësohet si më i rrezikshmi, pasi tre vjet më parë është arrestuar për “grabitje me dhunë” të një pike karburanti.
Mësohet se Pëllumbi, është edhe autor i sherrit të nisur me shoferin e një furgoni, mik i Arben Cekut, me të cilin u konfliktua për “sqarimin” e ngjarjes dhe që më tej gjithçka u përmbyll me tre viktima./a.y/noa.al Vrasja e trefishtë, nëna e të dyshuarve: S’besoj se krimin e bënë djemtë e mi
Dëshmia e të mbijetuarës: Tmerri në masakrën e trefishtë të Krujës
Ngjarjet në Thumanë, policia jep shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në kapjen e autorëve
Vriten 3 anëtarë të një familje në Krujë. U thirrën para ekzekutimit
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





