Transmetuar më 07-06-2015, 17:36

Fatkeqësisht, ndonjëherë është e pashmangshme që një histori dashurie të përfundojë, për motive nga më të ndryshmet. Por kur vjen momenti për t’u ndarë, qoftë djali apo vajza e kanë të vështirë t’ia thonë njëri-tjetrit. Për këtë arsye, në Australi është gjetur një rrugë e mesme, më pak e dhimbshme.

Ekziston një agjenci që mund t’ia thotë partnerit tuaj, nëse ju nuk keni kurajon apo guximin për ta bërë. Agjencia quhet “Sorry It’s Over” (Më vjen keq, mori fund).

Kjo kompani, emri i së cilës vjen nga fraza e ftohtë që shumë çifte përdorin në momentin e ndarjes, është përgjegjëse për dërgimin e mesazheve të lamtumirës.

Por, në faqen e kompanisë ka disa opsione zgjedhjeje me të cilat njerëzit vendosin t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Çmimi më pak i kushtueshëm për të blerë një sms lamtumire është 5 $.

Gjithashtu ju mund të zgjidhni që mesazhin ta shoqëroni edhe me një telefonatë personale ose me anë të nje letre të shkruar me dorë, si në kohërat e vjetra.

Mesazhet gjithashtu mund të shoqërohen edhe me një buqetë me lule ose nga një vizitë e përfaqësuesit të kompanisë, i cili ua jep lajmin drejtëpërdrejtë. Këto shërbime shtesë kuptohet që kanë një çmim më të lartë.

Agjencia është themeluar nga një ish infermiere e clia kishte këtë ide falë përpjekjeve të saj për të gjetur gjithmonë fjalët e duhura për familjarët në situata të ndryshme dhe të vështira.

Për momentin kjo agjenci funksionon vetëm në Australi, por pronarja e saj nuk mohon faktin e shtrirjes edhe në vende të tjera.

Një agjenci  e tillë është e kundërta e atyre të martesës. Dhe do të ishte qesharake sikur dy agjencitë, të ndodheshin në të njëjtin pallat. /u.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd