
Brazil, 7 qershor 2015 NOA- Celso Santebanes, i cili u bë i famshëm në mbarë botën për dëshirën e tij, për t’u bërë si Ken, vdiq në moshën 20 vjeçare.
Emri i tij i vërtetë, u zbulua pesë muaj më parë të qënit i sëmurë nga një formë e rrallë dhe agresive e leucemisë që e vrau shpejt.
Më 4 qershor, ai u sëmur me pneumoni që ka qenë fatale, për shkak të gjendjes së tij të rënduar fizike. Celso kishte shpenzuar 30.000 euro (rreth 42 milionë lekë të vjetra) në kirurgji plastike në një përpjekje të dëshpëruar për t’u dukur si Ken, proces ky që ka filluar që në moshën 16 vjeçare.
I riu ka zbuluar se vuante nga leucemia, ndërsa ishte në spital për trajtimin e infeksioneve të shumta për shkak të injektimit të xhelit, i cili e kishte transformuar tërësisht.
"Unë kam vuajtur gjatë nga paragjykimet, por bota është plot me njerëz që gjykojnë, kështu që nuk më intereson më. Tani unë kërkoj Barbie tim. Kush dëshiron të jetë e dashura ime? Askush nuk është i lumtur vetëm."
Këto ishin deklaratat e tij para zbulimit të sëmundjes. Celso kishte kërkuar një grua që të ishte si ai dhe të ndanin bashkë të njëjtin pasion. /a.e/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





