
Të qarit është një nga reagimet më të zakonta që na ndodh të gjithëve ne kur jemi përpara një ngjarjeje pozitive apo negative. Ndodh që të qajmë nga gëzimi, për shkak të një suksesi të arritur apo për shkak të një kënaqësie, por në pjesën më të madhe të rasteve qarja shoqëron mërzitjen në momentet e vështira të jetës.
E konsiderojmë si një mënyrë për tu shfryrë, për tu liruar nga shqetësimet që na mbytin edhe pse e dimë shumë mirë se nuk janë asnjëherë lotët ata që na ndihmojnë të zgjidhim problemet. Ndonjëherë na ndodh të qajmë më shpesh se zakonisht dhe pyetja që na vjen në mendje është: “Pse qajmë shpesh?”.
E qara konsiderohet zakonisht si një ‘punë femrash’, aq sa femrat janë cilësuar shpesh si ‘qaramane’. Mirëpo jo çdo herë lotët e femrave janë të lidhura me trishtimin apo emocionin, por mund të jenë të shkaktuara edhe nga arsye të tjera. Mbi të gjitha, shpesh e harrojmë se janë shpesh femrat ato që kalojnë sindromën e bezdisshme para menstruale, e cila shkakton rritjen e estrogjenit.
Është kjo arsyeja që shpesh atyre iu prishet qetësia dhe ndihen në ankth, duke u ndierë kështu rrjedhimisht më të lodhura. Gjithashtu, gjatë ciklit ato janë nervoxe, të trishtuara dhe të irrituara, aq sa preken shpesh nga kriza të qarash e lotësh.
Një arsye tjetër që i bën femrat të qajnë më shumë në krahasim me meshkujt është depresioni post parfum (pas lindjes), e cila manifestohet me një ndjenjë trishtimi me tendencë qarjeje. Pra, me fjalë të tjera, kjo është një nevojë e trupit të femrës, jo vetëm një dobësi e tyre. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





