Transmetuar më 07-06-2015, 14:44

Janë 7 veprime dhe zakone të këqija, të cilat stimulojnë vitilitetin. Duhani, alkooli, stresi, mungesa e gjumit, abuzimi me teknologjinë, televizionin, kompjuterin, ushqimi jo i duhur dhe sedentariteti janë armiqtë kryesorë të shëndetit seksual mashkullor.

Por nëse është e vërtetë që zakonet e mira mësohen që në vegjëli, të modifikosh zakonet e këqija për të përmirësuar jetën seksuale, është tërësisht e mundur në çdo moshë. Për këtë do të flasin në ditët e ardhshme specialistët e “Società italiana di andrologia”, të cilët janë mbledhur në Napoli për Kongresin Kombëtar.

4 janë rregullat që duhet të ndiqen për një shëndet seksual mashkullor të mirë:

Duhani- Duhet të eliminohet. Studime të ndryshme tregojnë se ka efekte negative në procesin e spermatogjenezës (prodhimit të spermës) si dhe nëpërqëndrimin e spermatozoideve në lëngun e spermës.

Sporti- Një rregull i artë që duhet të ndiqet për një shëndet të mirë seksual, është të bëni sa më shumë ushtrime fizike dhe të merreni me sport, pasi në këë mënyrë reduktoni rrezikun e difuzionit eritril.

Pirja- Nëse është e vërtetë se konsumi i alkoolit në sasi të vogla ka efekt të dëshiruar dhe zvogëlon ankthin si dhe nxit aktivitetin seksual, është gjithashtu e vërtetë se abuzimi me alkoolin zvogëlon libidon dhe mund të ketë efekte negative të paimagjinueshme.

Ngrënia- Drithërat, frutat, perimet, peshku, aminoacidet dhe antioksidantët janë shumë të mira për një shëndet të dëshiruar seksual. Është e rëndësishme të reduktoni numrin e kalorive për të përmirësuar funksionin eritril. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd