
Tiranë, 7 qershor 2015, NOA.al- Konfindustria, duke marrë shkak nga ndalimi i njëanshëm, i paarsyetuar dhe i përsëritur nga Maqedonia i prodhimeve bujqësore të origjinës shqiptare, kërkon marrjen e masave të ngjashme nga Shqipëria mbështetur në parimin e reciprocitetit.
Konfindustria vlerëson, se rasti i mësipërm si dhe raste të tjera të shumta, që kanë penguar tregtinë e lirë ndërmjet vendeve të Rajonit të Ballkanit, janë tregues i qartë i dështimit të marrëveshjes CEFTA i nënshkruar me kërkesën dhe ndërmjetësinë e Bashkimit Europian.
“Dështimi i marrëveshjes CEFTA ka ardhur nga zbatimi në masë në praktikë i mënyrës i pengesave/barrierave jotarifore nga vendet e rajonit ndaj prodhimeve të vendeve të tjera anëtare. Shqipëria është nga vendet më të prekura nga mosrespektimi i kushteve të tregtisë së lirë dhe marrëveshjes CEFTA nga vendet e rajonit dhe BE”,- thuhet në njoftimin e bërë nga Konfindustria.
Konfindustria gjithashtu kërkon, që institucionet përkatëse të mbrojtjes së shëndetit duhet të fuqizohen profesionalisht për të parandaluar çdo përpjekje për mospërmbushjen e standardeve ndërkombëtare nga prodhimet e origjinës shqiptare. Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





