Transmetuar më 07-06-2015, 13:18

Tiranë, 7 qershor 2015, NOA.al – Një gra është ndaluar ditën e djeshme në kryeqytet, pasi ka kërcënuar me thikë ish bashkëjetuesin dhe tre fëmijët e saj.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se është kapur dhe ndaluar Marçela Uku, lindur dhe banuese në kryeqytet.
Mbi të rëndon akuza “kanosje me thikë” ndaj ish bashkëjetuesit A.L, dhe tre fëmijëve që kanë lindur me njëri-tjetrin.
Materialet u kaluan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprime të mëtejshme. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





