Transmetuar më 07-06-2015, 11:24

Kapshticë, 7 qershor 2015, NOA.al – Tre persona janë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kaspshticë, pasi janë zbuluar se lëviznin me dokumente false.

Në pranga kanë rënë 28-vjeçari Eris Çollaku, banues në Sutaj të Librazhdit, 33-vjeçari Bujar Bogdani , banues në Rajcë të Librazhdit si dhe 36-vjeçari Lulzim Alla banues në fshatin Veri në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pas paraqitjes së Eris Çollaku dhe Bujar Bogdani në dalje të Republikës së Shqipërisë. Nga verifikimi i kryer në dokumentacionin e tyre u dyshua se ata zotëronin dokumente greke të falsifikuara.

Pas verifikimit në sistemin e policisë si dhe pas kontaktit me palën greke, u konfirmua se të dyja vërtetimet  ishin false. Të sipërpërmendurit deklaruan se me këto dokumente i kishte pajisur Lulëzim Alla.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd