
Korçë, 7 qershor 2015, NOA.al – Tre persona janë proceduar penalisht në qytetin e Korçës, pasi kanë dhunuar një të ri.
Burime nga polica bëjnë me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 64-vjeçarin I.D., 29- vjeçarin G.D. dhe 53-vjeçarin F.D.
Ditën e djeshme në Sovjan, pas një konflikti të çastit, ata kanë goditur me sende të forta (dru) 19-vjeçarin Xh.H., banues në Sovjan të Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë,për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





