Transmetuar më 07-06-2015, 10:46

Elbasan, 7 qershor 2015, NOA.al – Dy djem të rinj, të cilët kishin shkuar të vidhnin hekura për skrap, kanë rënë nga një lartësi prej 20 metrash në qytetin e Elbasanit.

Ata ndodhen aktualisht në spitalin kirurgjik Elbasan në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosurit janë 19-vjeçari A.M. dhe 17-vjeçari I.A., të dy banues në fshatin Katundi Ri, komuna Bradashesh në Elbasan.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vjedhin hekura për skrap,

duke prishur betonin e një solete në ambientet e ish Uzinës,  në fshatin Bradashesh

Elbasan.

Aksidentalisht kanë rënë nga një lartësi 20 m.

Ndaj tyre ka nisur procedimi  penal në  gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vjedhja e  mbetur në  tentativë”. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd