Transmetuar më 07-06-2015, 09:47

Sarandë, 7 qershor 2015, NOA.al – Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim, është arrestuar në qytetin e Sarandës.

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari Taulant Xhini, banues në fshatin Shëndëlli.

Ai u kap në flagrancë me mjetin e tij tip Golf-3, në fshatin Shëndëlli, ku gjatë kontrollit të menjëhershëm i është gjetur një armë zjarri tip pistoleté TT, me krehër të mbushur me 7-fishekë,  e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Xhini ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit", si dhe ka qenë i shpallur në kërkim për disa vepra të tjera penale.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg", kundrejt tij, për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim, si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake", ngjarje e ndodhur më 15 tetor 2013.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest né Burg” kundrejt tij, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë" (kundër punonjësve të policisë), si dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake", ngjarje e ndodhur më 28 Prill 2015. /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd