Transmetuar më 07-06-2015, 09:24

Elbasan, 7 qershor 2015, NOA.al – Një burrë i moshës 53-vjeçare është arrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, pasi ndërsa ishte duke lëvizur me makinë, ka përplasur një vajzë të re.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa Lemë Sinani është arrestuar nga efektivët e policisë, pasi  rreth orës 14:30,  në  aksin  rrugor Elbasan-Cerrik fshati Gjergjan duke drejtuar mjetin Benz kamioçinë me  targa  AA 008LF , në gjendje të dehur ka përplasur këmbësoren  18-vjeçare K.Z., banuese në fshatin Gjormne.

Si pasojë e aksidentit është  dëmtuar K.Z,  e cila ndodhet në spitalin kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Shkelja  e  rregullave  të  qarkullimit rrugor”   dhe  “Drejtimi  i automjetit  pa dëshmi” /a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd