
Tiranë, 7 qershor 2015, NOA.al – 5 persona kanë rënë në pranga gjatë vijimit të operacionit të përbashkët mes OSHEE dhe Policisë së Shtetit për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Policia bën me dije se janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.955 raste, ku janë evidentuar 15 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 15 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 8 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona.
Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 1.111 lidhje të abonentëve debitorë dhe 15 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 44 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. /a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





