
Barcelona fiton titullin e pestë të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Juventusin me rezultatin 3-1 në finalen madhështore të Berlinit. Kjo finale u mbyll në një mënyrë të pazakontë, teksa minutën e fundit të lojës, Nejmar shënoi golin e tretë për Barcelonën.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar 1-0 për Barcelonën me një gol të shënuar nga kroati Ivan Rakitiç.
Ndërsa në fillim të pjesës së dytë Juventusi nisi një kundërsulm të frikshëm. Ish-sulmuesi i Realit të Madritit, Alvaro Morata barazon rezultatin, pasi merr një top të grushtuar nga portieri Ter Stegen. Por nuk është tërhequr Barcelona dhe në minutën e 68-të Suarez shënon golin e dytë për katalanasit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





