
Ndërsa vera ka mbërritur dhe të gjithë po fillojmë të ndiejmë gjerësisht vapën e madhe që na peshon mbi lëkurë, ka disa mënyra që ju ndihmojnë të freskoheni pa përdorur kondicionerin, por mënyra të tjera alternative. Ja cilat janë ato:
Bëni dush në orët më të freskëta të ditës, duke u munduar të mos krijoni lagështirë shtesë në shtëpi. Fikni elektroshtëpiaket që nuk i përdorni sepse edhe nëse janë në gjendjen stand by ngrohin ambientin. Mos përdorni dritë shumë të fortë. Janë ditët më të gjata të vitit dhe shtëpia do të jetë gjatë gjithë kohës e ndriçuar. Përdorni tenda të bardha (perde të bardha) në brendësi të shtëpisë, në mënyrë që të mos thithen rrezet e diellit. Përdorni ushqime të freskëta dhe të pasura me ujë e mundohuni ti piqni ato sa më pak të jetë e mundur. Nëse keni fatin të zotëroni një ballkon, kopsht apo tarracë, mbillni në to bimë, të cilat absorbojnë vapën dhe ju mbrojnë nga dielli. Përdorni në ballkone apo në dritare tenda e grila, të cilat shërbejnë si një barrierë kundër diellit. Mbani grilat të ulura apo të mbyllura në orët më të nxehta të ditës. Mundohuni të izoloni sipërfaqet e shtëpisë, të cilat janë më shumë të ekspozuara ndaj diellit. Nëse të gjitha këto truqe nuk ju ndihmojnë të frenoni vapën e të freskoheni, atëherë përdorni nj ventilator, i cili ju ndihmon të kurseni 15 herë më pak energji në krahasim me kondicionerin. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





