




Ajo është e apasionuar ndaj makinave, por edhe shpejtësisë, ndaj sa herë i jepet mundësia ka dëshirë të shijojë këtë aventurë. E në fakt, jo gjithçka ka shkuar si duhet sot për këngëtaren Enca Haxhia, e cila ka pësuar një aksident të vogël.
Ajo ka treguar se nuk ka pësuar asnjë problem shëndetësor për vete, por ka zbuluar se makina me të cilin ka bërë aksident është e mikut të saj Noizy.
“Ta përplasa pak fare makinën. Nuk do e vësh re fare”-shprehet këngëtarja, duke shpjeguar në këtë mënyrë se kjo ndodhi nuk ka pasur asnjë pasojë të rëndë, qoftë për vete, por edhe automjetin të cilin ishte duke drejtuar.
Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë reagim nga Noizy, i cili aktualisht ndodhet në Gjermani në koncert, ndërsa mësohet se Enca, ka qenë duke u kthyer nga Istogu, ku edhe ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme. /o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





