


Krijohen xhinset “inteligjente”, të cilat lajmërojnë në smartphone nëse po shëndoshesh. Quhet “Project Jacquard” dhe është një bashkim i dy kolosëve, kompanisë Google dhe firmës së xhinseve Levi’s.
Dy kompanitë kanë ideuar një mënyrë të veçantç për të qëndruar në formë. Produkti bën pjesë në atë që quhet wearable technology, ose thënë ndryshe teknologjia e veshur.
Xhinset e reja duhet të realizohen falë elementëve teknologjikë të ndërthurur gjatë prodhimit të pantallonave.
Xhinset mund të lajmërojnë shtime të mundshme të peshës ose të rekomandojnë aktivitet fizik. Siç shkruan “Indipendent”, Paul Dillinger, zv.presidenti i sektorit të risive të Levi’s, shpjegon se për momentin nuk bëhet fjalë për lançim në treg, por për një platformë prodhimi.
“Do të jetë një mundësi për të zhvilluar forma të reja aplikimesh, për të cilat nuk kemi menduar ende”, thotë Dillinger./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





