
Tiranë, NOA.al- Në orët e paradites, i gjithë territori paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri në mesditë kur parashikohet fuqizim i vranësirave në jug dhe juglindje duke rrezikuar këto zona nga rrebeshe shiu afat-shkurtër. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranesira dhe shira lokalisht intensive në jug dhe juglindje, herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere dhe rrufe duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash zonat veriore-qendrore. E njëjta situatë meteorologjike paraqitet edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera konstante në vlerat e mëngjesit por orët e mesditës do të sjellim rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi deri 20 km/h nga drejtimi veriperendimor, për pasojë në det do të ketë dallgë deri 2 ballë.
Europa
Masat ajrore të fresketa dhe te lageshta do te kushtezojne mot me vranësira dhe shira ne Rajonin e Balltikut dhe Europa veriore. Ndersa masat ajrore te ngrohta dhe te lageshta qe vijne nga oqeani i Antlantikut do te sjellin rrebeshe shiu qe nga Alpet Europiane në Ballkanin Verior dhe deri në brigjet Rumune të Detit të Zi. Në Perëndim, Jugperëndim të Europës si dhe Europa Lindore do të vijojnë në kushtet e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





